Ashpërsohet moti/ Borë në pranverë, ARRSH u bën apel shoferëve

Vendi ynë është përfshirë nga moti i keq me rreshje shiu dhe bore gjatë këtyre orëve të fundit. Edhe pse jemi në mes të stinës së pranverës, Thethi në mëngjesin e sotëm ështe zgjuar i mbuluar nën petkun e bardhë të borës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një postimi në rrjetin social Facebook informon në lidhje me gjendjen e rrugëve për shkak të pranisë së borës.

Sipas ARRSH kalimi deri më tani bëhet pa probleme por e rëndësishme është që drejtuesit e makinave të bëjnë kujdes.

Postimi i ARRSH

Në Theth sot ka pasur reshje dëbore me intensitet

Kontraktori i mirëmbajtjes me mjetet borëpastruese po punon për pastrimin e aksit dhe shpërndarjen e kripës.

Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *