Arti në zi/ Covid-19 i merr jetën Dj të njohur

DJ Kay Slay ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, pas një beteje të gjatë me Covid-19, në moshën 55 vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë familja e tij, përmes një deklarate për revistën People.

“Zemrat tona janë thyer nga vdekja e Keith Grayson, i njohur profesionalisht si DJ Kay Slay. Një figurë dominuese në kulturën Hip Hop me miliona fansa në mbarë botën, DJ Kay Slay do të mbahet mend për pasionin dhe përsosmërinë e tij me një trashëgimi që do të kapërcejë brezat. Në kujtim të DJ Kay Slay, familja jonë dëshiron të falënderojë të gjithë miqtë, fansat dhe mbështetësit e tij për lutjet dhe mesazhet e tyre gjatë kësaj kohe të vështirë. Ne kërkojmë që ju të respektoni privatësinë tonë ndërsa jemi të pikëlluar për këtë humbje tragjike”, shprehen ata.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *