“Arsimtarët janë kthyer në skllevër”, Berisha: PD në pushtet do e nisë ndryshimin e Shqipërisë nga mësuesit

Kreu i PD, Sali Berisha gjatë një takimi me mësuesit me rastin e 7 marsit premtoi që kur PD të vijë në pushtet, ndryshimin e Shqipërisë do të fillojë pikërisht nga mësuesit me dyfishim të pagave dhe të buxhetit për arsimin.

Në fjalën e tij para mësuesve, Berisha tha se Edi Rama e shndërroi arsimin në një sistem të përçmuar. Sipas tij, mësuesit dhe punonjësit e administratës janë kthyer në skllevër që detyrohen të shprehin pëlqimet për një organizatë kriminale, që siç tha Berisha “quhet qeveri shqiptare”.

“Arsimin në Shqipëri, Edi Rama e shndërroi në një sistem të përçmuar, e shndërroi në një sistem në të cilën qeveritarët në kurriz të mësuesve, nxënësve shohin si të pasurohen vetë. Do mbetet e pashlyer në memorien e shqiptarëve vendimi i Edi Ramës për të caktuar rektorin e UT me një pengmarrës, sepse donte që tenderat ti fitonte ai pikërisht. Mësuesit sot dhe punonjësit e administratës janë shndërruar në skllevër, të cilët detyrohen të shprehin pëlqimet për një organizatë kriminale, e faktuar me të gjitha dokumentet që mjerisht quhet qeveri shqiptare. Ju garantoj se PD në pushtet ndryshimin e Shqipërisë do ta fillojë nga mësuesit. Do ndryshojmë, kushtet jetën , trajtimin, qëndrimin ndaj tyre, do të fillojë ndryshimi ndaj Shqipërisë.

Shqipëria në këtë drejtim që ecën, drejt një shkretimi, drejt një varfërimi në rritje të faktuar. Ne do të dyfishojmë rrogat e mësuesve, do të dyfishojmë buxhetin për arsimin. Do bëjmë gjithçka që shkollat të marrin funksionin e tyre. Universitet janë bërë një objektiv sulmi ndaj një njeriu që për injorancën e tij totale mburret se unë nuk kam as gratë as titull, duke treguar me këtë se cili është koncepti i tij për djersën e derdhur, për lartësimin, për djersën e derdhur për kërkimin shkencor, për djersën e derdhur në hulumtime dhe publikime. Shfrytëzoj këtë rast për t’iu drejtuar të gjithë mësuesve, të angazhohen me fuqinë dhe mundësinë e tyre, të bëhen promotorë të ndryshimit që presin shqiptarët dhe Shqipëria, të ndryshimit jetik për të ndaluar këtë rrokullisje të madhe. Në 9 vite kemi humbur 1/3 e materies kombëtare, nëse këto rritmë vazhdojnë për 16 vite nuk mund të thuhet se kush do jetë më në këtë vend. Ky është një kushtrim për cdo shqiptar, për cdo intelektual, për cdo mësues, mjekë inxhinierë e juriste. Të mos harrojnë se thelbi i tij është mbrojtja e interesit publik. Të ngrihemi të bashkohemi për të përmbysur këtë monizëm”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *