Arrestohet punonjësi i sigurisë në Elbasan, nuk konstatoi vjedhjen e 10 telekamerave dhe u largua para orarit nga puna

Një punonjës sigurie në një firmë private ka rënë në prangat e policisë në Elbasan.

Uniformat blu raportojnë se dyshohet se gjatë natës, në kohën që shtetasi me inicialet A. B., ishte në turnin e tij të punës si punonjës sigurie, janë vjedhur 10 telekamera të vendosura për sigurimin e objektit.

Sakaq, punonjësi është larguar nga vendi i punës para mbarimit të turnit si dhe nuk ka konstatuar vjedhjen e 10 telekamerave në fabrikën ku punonte në qytetin e Elbasanit.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga punonjësi i sigurisë në një subjekt privat, pasi dyshohet se nuk konstatoi vjedhjen e 10 telekamerave në këtë subjekt dhe u largua pa përfunduar orarin e shërbimit. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 48 vjeç, banues në Elbasan, punonjës sigurie në një firmë private, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë natës, në kohën që ky shtetas ishte në turnin e tij të punës si punonjës sigurie, në një firmë, janë vjedhur 10 telekamera të vendosura për sigurimin e objektit. Gjithashtu, sipas kallëzimit të punonjësit të turnit të radhës që ka konstatuar vjedhjen e telekamerave, 48-vjeçari është larguar nga vendi i punës para orarit të përfundimit të shërbimit.

Punohet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Po nga këta specialistë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Z. H., 47 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *