Arrestohet në Spanjë i shumëkërkuari Lulzim Berisha!

Është arrestuar në Spanjë Lulzim Berisha, ish-kreu i bandës së Durrësit Berisha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

“Vijojnë operacionet dhe bashkëpunimet e suksesshme me homologët, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sant Joan”. Si rezultat i bashkëpunimit të FAST Albanias me FAST Spanjën, falë informacioneve të siguruara përmes inteligjencës policore nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimet të tyre në kohë, me strukturat e Policisë spanjolle, u bë e mundur kapja e shtetasit me rrezikshmëri të lartë shoqërore Lulzim Berisha. Vijon bashkëpunimi me autoritetet spanjolle, për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri”, njofton policia.

Lulzim Berisha ishte shpallur në kërkim nga SPAK, nën akuzën se bashkë me anëtarë të tjerë të bandës janë përgjegjës për vrasjen e tre personave, përfshirë biznesmenin Vajdin Lame, në shkurt të vitit 2005.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *