Arrestohet i riu nga Kosova në portin e Durrësit; tentoi të kalonte kufirin me dokumente false

Një shtetas 19-vjeçar nga Kosova ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi të kalonte kufirin drejt Italisë nga porti i Durrësit me dokumente të falsifikuara

Gjatë kryerjes së kontrolleve të imtësishme, Shërbimet e Pikës Kufitare të Portit të Durrësit zbuluan  se i riu nga Kosova me iniciale E.H. kishte dokumente të rreme.

Polica bëri me dije se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Përdorimi i dokumenteve false për të kaluar nga kjo pikë kufitare është një vepër penale e përsëritur. Rreth një javë më parë, policia arrestoi një shtetas, banues në kryeqytet, i cili së bashku me motrën e tij, tentuan të hynin në territorin e Shqipërisë, me dokumente false.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *