Arratiset nga burgu në Greqi shqiptari, arriti të thyejë…

Një 48-vjeçar shqiptar ka përdorur një kartë telefoni për t’u arratisur nga qelia në Volos të Greqisë. Shqiptari i cili vuan dënimin me burg për dhunë në familje ndaj gruas dhe vjehrrës së tij , ishte zhvendosur në Volos në pritje të gjyqit.

Pasditen e së enjtes, ai ka arritur të thyejë drynin e qelisë me një kartë telefonike duke u larguar i pashqetësuar. Policia ka vënë re më pas mungesën e tij dhe pas mobilizimit të menjëhershëm, ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit shqiptar në rrugët e qytetit grek.

Gjykata e shpalli fajtor të pandehurin për arratisje dhe e dënoi me një vit burg, pa lirim me kusht dhe pa të drejtë ankimimi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *