Apple nuk është më kompania më e vlefshme në botë! Ja kush e rrëzoi nga froni

Apple nuk është më kompania më e vlefshme në botë. Tani është Microsoft. Dhe kjo pas rritjes së kapitalit prej gati 2.49 trilionë dollarësh.

Kapitali i tregut i Apple ishte 2.46 trilionë dollarë. Kompania tha se kishte dështuar të përmbushte pritshmërinë e të ardhurave të Wall Street në tremujorin e fundit si rezultat i një ndërprerjeje në zinxhirin e furnizimit global.

Tim Cook, shefi ekzekutiv i Apple, i tha televizionit CNBC se mungesa e të ardhurave do të ishte gjashtë miliardë dollarë dhe se ai priste probleme edhe më të këqija në zinxhirin e furnizimit global, raporton cnbc. Shitjet e iPhone janë rritur me 47 për qind që nga fillimi i këtij viti, por kjo përqindje është më e ulët se sa parashikojnë analistët.

Nga ana tjetër, Microsoft i tejkaloi pritshmëritë. Këtë vit ka pasur rritje të të ardhurave prej 22 për qind, krahasuar me vitin e kaluar. Kjo është rritja më e madhe që nga viti 2018.

Apple ishte kompania e parë me një kapital tregu prej një trilion ose dy trilion dollarësh. Kështu ajo tejkaloi kapitalizimin e tregut të gjigantit saudit të naftës Saudi Aramac.

/Burimi: CNBC/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *