“Anullim loje”/ Ajo që u mendua si një bombë ishte…një valixhe me rroba

Ka rezultuar alarm i rremë valixhja e gjendur në Tiranë pasditen e sotme, ku dyshohej se kishte bombë. Pas konstatimit dhe neutralizimit është vënë re se brenda valixhes kishte rroba.

Policia bën me dije se në rrugën “Sulejman Delvina”, sherbimet e Policisë kanë konstatuar në trotuar një valixhe të braktisur.

Ndërkohë pritet njoftimi i forcas xheniere për veprime të metejshme.

“Me datë 26.07.2021, në rrugën “Sulejman Delvina”, sherbimet e Policisë kanë konstatuar në trotuar një valixhe të braktisur.

Menjeherë pas konstatimit është vendosur perimetri i sigurisë dhe është bërë njoftimi i forcas xheniere për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *