Një 61 vjeçar është arrestuar në Përmet, pasi u kap duke transportuar me automjetin “Volkswagen”, 6 steka cigare dhe artikuj ushqimor të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës apo deklaratë doganore.
Shtetasi me iniciale akuzohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilët paguhet akcizë”.
Sakaq janë proceduar penalisht edhe dy punonjës të policisë kufitare, pasi nga verifikimet hetimore ka rezultuar se nuk kanë konstatuar sasinë e cigareve në këtë automjet.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilët paguhet akcizë ”, në ngarkim të shtetasit Y. M., 61 vjeç, banues në Përmet, pasi në vendin Çarshovë, Përmet, është kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetin “Volkswagen”, 6 steka cigare dhe artikuj ushqimor të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës apo deklaratë doganore.
Gjithashtu, në lidhje me këtë rast u referuan materialet në ngarkim të shtetasve S. K., 36 vjeç, banues në Korçë dhe E. N., 41 vjeç, banues në Përmet, me detyrë doganierë në Pikën e Kalimit Kufitar Tre Urat, Përmet, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi nga verifikimet hetimore ka rezultuar se nuk kanë konstatuar sasinë e cigareve në këtë automjet.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme.