Ankimoi shkarkimin në Strasburg, Gjykata rrëzon kërkesën e ish-Guvernatorit Ardian Fullani

Gjykata e Strasburgut ka rrëzuar ankimimin e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Mësohet se Fullani e kishte çuar çështjen në këtë gjykatën ndërkombëtare, pasi kundërshtonte shkarkimin e tij nga detyra, duke paditur kështu Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe Kuvendin.

Padia e tij u regjistrua në këtë gjykatë më datën 22 nëntor të vitit 2019 dhe më pas Strasburgu solli pyetjet për Shqipërinë nëse janë respektuar procedurat ligjore.

Pas shkarkimit Fullani fitoi në gjykatë edhe dëmshpërblim për ‘shkarkimi të padrejte nga posti i guvernatorit’.

Por pavarësisht këtij fakti, Fullani pretendoi se për rastin e tij është shkelur neni 8 i Konventës, për shkak të dështimit të gjykatave vendase për ta rikthyer atë në detyrë dhe mos dhënien e dëmshpërblimit për dëmet e shkaktuara në reputacionin dhe nderin e tij. Në arsyetimin e saj, Gjykata e Strasburgut thekson se kërkesa e Fullanit është e papranueshme.

Kujtomë se Fullani u shkarkua në 2014 pasi u akuzua për shpërdorim detyre, pas zhdukjes së 713 milionë lekëve. Më pas ai u arrestua dhe gjykata e la në arrest shtëpie. Në dhjetor të 2015, u shpall i pafajshëm nga Apeli.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *