Ankimohet mbikëqyrja për 4 lote të Unazës së Tiranës me fond limit 70 milionë euro

Procedurat e mbikëqyrjes së punimeve për tre lote të Unazës së Jashtme të Tiranës dhe lidhjes së Sheshit Shqiponja me Bulevardin e ri janë ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik.

Në total bëhet fjalë për proceduat e mbikëqyrjes së Lotit 5, 6 dhe 7 të Unazës dhe Sheshit Shqiponja që në ndërtim kanë pasur një fond limit prej 70 milionë eurosh kur janë shpallur në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik.

Aktualisht nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar pritet që të bëhen të ditura kompanitë që kanë fituar të drejtën për të zbatuar projektin e ndëtimit ndëkrohë që paralelisht ka qenë duke u zhvilluar edhe procedura e mbikëqyrjes e cila ka hasur në kundërshtimin e një operatori.

Nga ankimimet e publikuara në Komisionin e Prokurimit Publik bëhet me dije se është e njëjta kompani që ka ankimuar të katër procedurat, konkretisht Engineering Consulting Group.

KPP sqaroi se “nga shqyrtimi paraprak i ankesës, u konstatua se objekti i saj lidhet me kundërshtimin e vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, mbi skualifikimin e ofertës së bashkimit të operatorëve ekonomikë “Engineering Consulting Group” SHPK & “SWS Consulting Engineering-Structures, Water & Survey S.R.L.”nga procedura e prokurimit”.

I njëjti bën me dije se, do të publikojë arsyet e skualifikimit, të cilat bashkimi i operatorëve ekonomikë ankimues “Engineering Consulting Group” SHPK & “SËS Consulting Engineering-Structures, Water & Survey S.R.L.”, që kundërshton në ankesën me nr. 1824 prot, datë 28.09.2021.

Tenderat e ndërtimit dhe mbikëqyrjes së projekteve të shpallura vetëm pak javë më parë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar kanë të bëjnë me disa nga punët publike më të kushtueshme të këtij viti.

Të marra sipas fondeve limit për ndërtimin lotët e Unazës që u është ankimuar mbikëqyrja janë si më poshtë:

-“Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri, Loti 2” (2,5 miliardë lekë)

– Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5 (1.9 miliardë lekë)

-Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6 (1.8 miliardë lekë)

-Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7 (2.35 milardë lekë)

Tenderët e ankimuar janë më poshtë me shumat përkatëse të fondit limit:

Supervizion Punimesh “Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri, Loti 2” (17.4 milionë lekë)

Supervizion Punimesh Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6 (15.3 milionë lekë)

Supervizion Punimesh Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”(16.5 milionë lekë)

Supervizion Punimesh Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5” (17.1 milionë lekë)

/Marrë nga Monitor/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *