Anija elektrike më e madhe në botë nis lundrimin e parë

Harmony of the Seas Rendering 3.jpg

Sipas një njoftimi të gazetës “China Daily”, anija elektrike më e madhe në botë ka nisur lundrimin.

Anija e quajtur “Yangtze River Three Gorges 1”, e prodhuar në Kinë, është nisur nga provinca Hubei për herë të parë.

Anija, e cila është 100 metra e gjatë dhe 16.3 metra e gjerë, ka një kapacitet prej 1 300 pasagjerësh dhe do të përdoret kryesisht për turnetë e lumit Yangtze pranë Yichang.

Anija furnizohet tërësisht nga energjia elektrike, me një kapacitet baterie prej 7 500 kËh ose ekuivalenti i më shumë se 100 automjeteve elektrike. Ajo mund të udhëtojë 100 kilometra me një karikim të vetëm, duke kursyer 530 tonë metrikë benzinë dhe 1 660 tonë emetime çdo vit.

E mbushur me energji të pastër hidroelektrike nga diga e “Three Gorges”, anija është një projekt i financuar nga Ministria kineze e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit dhe Ministria e Transportit në një përpjekje për të përdorur energjinë e pastër dhe transportin e gjelbër.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *