Anëtarët e kryesisë së PD Korçë kërkuan të pezulloheshe procesi i rivotimit për këtë degë, “Gjykata” e PD pranon kërkesën e tyre

Disa anëtarë kryesisë së PD në Korçë  kërkuan që të shtyheshe procesi i rivotimit për Kryesinë pranë kësaj dege. , dhe Komisioni i Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit në Partinë Demokratike e pranoi kërkesën e tyre.

KAVS i përbërë nga znj. Adriana Kalaja, znj. Anxhela Malko, z. Elton Bano, z. Gledis Çela dhe z. Ledio Nuraj, pasi pranoi kërkesën e anëtarëve të kryesisë së PD Korçë, theksoi se duhet të kryehen hetime për ketë çështje.

VENDIMI

I mbajtur më datë 24.06.2022 në praninë e anëtarëve të Komisionit të Apelimit, znj. Adriana Kalaja, znj. Anxhela Malko, z. Elton Bano, z. Gledis Çela dhe z. Ledio Nuraj, pasi morëm në shqyrtim ankesën e bërë nga Kryesia e Re e zgjedhur në Degën e PDSH-së Korçë: Në bazë të kërkesës bërë nga Kryesia e zgjedhur e PDSH-së Dega Korçë dhe pasi dëgjuam pretendimet nga një grup anëtarësh të kësaj kryesie përkatësisht znj. Viollandi Stojku, z. Arian Haruni, z. Niko Cukal dhe z. Irvin Bode,

KONSTATUAM: Se kërkesa për pezullim për përsëritjen e procesit të votimit për Kryesinë e PDSH-së, Dega Korçë më datë 25.06.2022, është e drejtë dhe nisur dhe nga afati i shkurtër kohor i përsëritjes së zgjedhjeve si dhe nga fakti I nevojës së kryerjes së një hetimi të thelluar nga Komisioni I Apelimit lidhur më këtë çështje, duhet pranuar.

PËR KËTO ARSYE:

Bazuar në dispozitat ligjore parashikuar në Statutin e Partisë Demokratike shqiptare, e konkretisht në nenet 53 dhe 54 të saj,

VENDOSËM:

1.Pezullimin e vendimit të KOKOE datë 13.06.2022 me Nr.71/2 Prot., për përsëritjen e procesit të votimit për Kryesinë e PDSH-së, Dega Korçë më datë 25.06.2022, deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga Komisioni i Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit pranë PDSH-së.

  1. Njoftimin e këtij vendimi KOKOE dhe Degës PDSH-së Korçë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *