Ambasadorja Kim takohet me presidentin e ri Bajram Begaj: Me padurim presim të nisim bashkëpunimin

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim është takuar këtë të martë me Presidentin e zgjedhur Bajram Begaj.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ambasada amerikane bën me dije se SHBA mezi pret të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyer me të në detyrën e tij të re.

Postimi i Plotë:

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Presidentin e zgjedhur Bajram Begaj në Pallatin Presidencial (Pallati i Brigadave) në Tiranë. Ajo e uroi atë për zgjedhjen e tij si President i ardhshëm i Shqipërisë dhe përsëriti se Shtetet e Bashkuara presin me padurim të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyer me të në detyrën e tij të re. Ambasadorja Kim e falënderoi atë për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri si Shef i Shtabit, veçanërisht gjatë stërvitjes ushtarake Defender Europe 2021 dhe vuri në dukje se ajo pret shumë takime të tjera me Presidentin e zgjedhur Begaj gjatë presidencës së tij të ardhshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *