Ambasadorja e BE zbardh takimin me Altin Dumanin: Çështje të bujshme që janë hapur, asgjë nuk mbaron me kaq

 

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë Christiane Hohmann, ka folur lidhur me takimin që ka pasur kohëve të fundit me kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani. Në intervistën e saj të parë të dhënë në vendin tonë pas emërimit, Hohmann shprehu bindje për ashpërsimin e luftës ndaj pandëshkueshmërisë.

Përballë gazetares Erla Mëhilli në Euronews Albania, ajo tha se: Korrupsioni është krim, pavarësisht kush e kryen. Askush nuk duhet të jetë jashtë sistemit gjyqësor. Nuk ka rëndësi rangu apo pozita e personit. Nëse kryen krimin e korrupsionit, duhet të përgjigjesh në gjykatë. Kjo është e rëndësishme. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Ky është parimi bazë i drejtësisë në sistemin tonë. Ne bashkëpunojmë ngushtësisht me investigimin dhe e ndihmojmë SPAK-un të ndërtojë kapacitetet investigative dhe të përmirësojë punën, pasi është një strukturë e ndërtuar rishtas. Kjo ka të bëjë, siç e thashë më parë, edhe me krijimin e historikut. Kemi pasur disa çështje të bujshme që janë hapur, por duhet të sigurohemi që nuk mbaron këtu. Pra, sërish duhet të përqendrohemi te problemi i korrupsionit, te trafiku i influences dhe jo të gjykojmë nëse është një figurë e lartë politike apo jo aq i rëndësishëm sa duhet. Korrupsioni është krim dhe duhet çrrënjosur. Prandaj na duhet SPAK-u dhe gjyqësori në tërësi për ta luftuar”, u shpreh Ambasadorja e cila u pyet nga Mëhilli edhe për një vlerësim që mund të kishte për punën e SPAK:

“Nuk më takon mua ta them pasi gjyqësori është i pavarur nga influencat politike dhe nga ne. Kjo është detyrë e prokurorëve që punojnë në SPAK të trajtojnë çështjet, ndaj nuk do t’ju them të hetojnë këtë apo atë. Nuk është puna jonë. Por në dy vjet e gjysmë ekzistencë ka pasur një ndikim shumë të madh. Është një institucion shumë i ri dhe tani duhet forcuar dhe siç e dini BKH, struktura hetimore, është ende në ndërtim. Duhet të ketë më shumë efikasitet dhe këtu presim që të forcohen dhe të përmirësojnë krijimin e historikut duke bërë më shumë”, nënvizoi Hohmann.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *