Amazon po shkurton më shumë se 18,000 vende pune

Gjigandi amerikan i blerjeve në internet Amazon ka njoftuar se do të shkurtojë “pak më shumë se 18,000” vende pune të enjten, 5 janar 2023.

Siç raportohet në faqen e tyre të internetit, CEO i Amazon Andy Jesse tha se kompania ka rishikuar vendimin e saj të nëntorit 2022 për të shkurtuar rreth 10,000 vende pune.

Amazon “planifikon të shkurtojë pak më shumë se 18,000 vende pune,” tha Jesse.

Vendimi vlen edhe për vendet e punës në Evropë.

Kompania ka dyfishuar numrin e punonjësve në periudhën 2020 – 2022 për t’iu përgjigjur kërkesës së madhe gjatë pandemisë së COVID-19, sipas AFP.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *