Allegri shkakton trazira në Juventus, 3 sulmuesit planifikojnë arratisjen nga Torino

Federico Chiesa ka pasur një përplasje me menaxherin Massimiliano Allegri dhe mund të largohet nga klubi.

Chiesa bëhet lojtari më i fundit i Juventusit që po mendon të largohet nga klubi gjatë verës pasi është i frustruar duke luajtur nën menaxherin Massimiliano Allegrit.

Allegri thuhet se nuk është i sigurt për të ardhmen afatgjatë të italianit në klub.

Vetë lojtari nuk është gjithashtu i kënaqur me mënyrën sesi menaxheri e ka përdorur atë, pasi ai ka luajtur jashtë pozicionit në disa raste këtë sezon.

Përveç Chiesa, lojtarët si Dusan Vlahovic dhe Angel Di Maria janë gjithashtu të frustruar duke luajtur nën urdhërat e Allegrit.

Është raportuar nga Gazzetta dello Sport se Di Maria madje kishte falsifikuar një dëmtim në kyçin e këmbës për të humbur ndeshjen e së dielës kundër Bolonjës, pasi mësoi se ai nuk do të luante.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *