Alibeaj u shkarkuar nga Kuvendi i Berishës, Balla bën reagimin epik, ja çfarë tha

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar Besimtarët myslimanë të Lushnjes dhe gjithë Shqipërisë festën e Fiter Bajramit.

Sakaq, Balla nuk ka preferuar të komentonte shkarkimin e Enkelejd Alibeajt nga posti i kreut të grupit parlamentar të PD-së, në Kuvendin Kombëtar të PD-së.

“Zoti Alibeaj është me origjinë nga Fieri dhe nuk më takon të bëj komente nga Fieri për në fierak”, tha mes të tjerave Balla.

“Duam t’i urojmë gjithë besimtarëve mysliman të Fierit dhe gjithë Shqipërisë gëzuar Fiter Bajramin. Kjo është një festë solidariteti në radhë të parë dhe mesazhi që ajo përçon është që të gjithë duhet të bëjmë më shumë për t’u kujdesur për ata që janë më në nevojë dhe natyrshëm mesazhi i dytë që festa përçon gjithmonë është sa më shume paqe dhe sa më shumë dashuri për njeri tjetrin.

Unë mendoj që në këtë ditë të rëndësishme edhe ne politikanët kemi më shumë për të bërë, natyrshëm më shumë për tu kujdesur për ata që janë në nevojë dhe më paqe. Besoj që koha që kemi përpara duhet ta shohim të gjitha me përgjegjësinë që të punojmë të gjithë së bashku në dobi të gjithë shqiptarëve dhe në dobi të Shqipërisë sonë të dashur.

Këtu nga Fieri bashkë me kreun e bashkisë, deputetët dhe autoritetet vendore u takuam me myftiun dhe Fierit, natyrshëm bukuria e festës është që në këto ditë bëhemi të gjithë bashkë, edhe me përfaqësues të komuniteteve të tjera, me drejtues të komunitetit ortodoks, katolik dhe komuniteteve të tjera fetare. Gëzuar dhe festofshi në çdo familje”, u shpreh Balla.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *