Akuzohet për pastrim parash, ja sa vite burg kërkon Prokuroria e Tiranës për Francesco Becchettin

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 20 vite burg për Francesco Becchettin. Biznesmeni italian akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Prokuroria pretendon se ka krijuar skeme mashtrimi me TVSH’.

Konkretisht Prokuroria kërkon bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm me 20 vite burg për akuzat:

-Falsifikimi i dokumenteve

-Vjedhje duke shpërdoruar detyrën

– Krijimi i skemave mashtruese me TVSH

Gjithashtu Prokuroria ka kërkuar fajësinë edhe për ortakun e tij Mauro De Renzis për shpërdorim detyre, mospagim taksash, skemë mashtrimi, kontrabandë me mallra të tjera dhe pastrim parash duke kërkuar 14 vite burg.

Shqipëria ka një borxh mbi 100 milion euro për rastin e Becchettit, vendosur nga Gjykata e Arbitrazhit. Çështja e Shqipërisë kundër biznesmenit italian Francesco Becchetti e ka zanafillën në vitin 2015, me mbylljen e televizionit Agon Channel dhe hapjen e procedimit penal ndaj tij me akuzat e evazionit fiskal dhe pastrimit të parave. Becchetti kundërshtoi akuzat dhe u shpreh se e gjithë çështja ndaj tij ishte e motivuar politikisht. Ai hapi çështje kundër Shqipërisë në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar, duke fituar në ty dy shkallët e gjykimit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *