Akuzat ndaj Arben Ahmetajt/ Rama: Nëse dalin të vërteta, nuk e ndihmoj dot

Rama deklaroi se PS nuk është studio avokatie për askënd. Ndalur te Ahmetaj ai theksoi se ka qenë bashkëpunëtor i tij por nëse akuzat ndaj tij rezultojnë të vërteta atëherë nuk e ndihmon dot.

“PS nuk është studio avokatie. Ahmetaj ka qenë bashkëpunëtori im. Kam punuar me të për një periudhë kohe të gjatë. Këto gjëra që dalin në qofshin të vërteta gjë që do ta thotë prokuroria, më vjen shumë keq por nuk e ndihmoj dot”, tha Rama.

Kreu i qeverisë deklaroi se kryeministri nuk mban përgjegjësi në rast se ministri del nga shinat ose çmendet pas shpinës së tij.

“Kryeministri ka përgjegjësi morale kur gjykata çon në arrest shtëpie drejtorin e tatimeve dhe kryeministri thotë që prezumimi i pafajësisë është i shenjtë. Ai do vazhdojë të drejtojë tatimet nga shtëpia. Kryeministri nuk mban përgjegjësi nëse ministri del nga shinat ose çmendet pas shpinës së tij por kur gjëja merr formën e një akuze. Kjo është përgjegjësia morale. Jetojmë në një kohë kur përgjegjësia morale është përgjegjësi politike dhe personale ndaj opinionit publik për qëllimet e shpallura. Kush shkel ligjin përgjigjet para ligjit”, deklaroi Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *