Aktivizohet një vatër zjarri në fshatin Pishkash të Prrenjasit, banorët tentojnë të shuajnë flakët

Aktivizohet një vatër zjarri në fshatin Pishkash të Prrenjasit. Banorët janë angazhuar për fikjen e tij pasi flakët po shkojnë në drejtim të fshatit Karkavec.

Flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të barit të thatë dhe shkurreve, ndërkohë që ekipet zjarrfikëse kanë shkuar me urgjencë në vendngjarje.

Sipas informacioneve paraprake nuk raportohet rrezik për banesat në zonë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *