Aksidentoi me makinë të moshuarën në Durrës, në kërkim të shoferit

Një grua ka mbetur e plagosur pasditen e sotme në Durrës, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

70-vjeçarja ka marrë disa plagë në trup, ndërsa është transportuar me urgjencë në spital.

Sipas informacioneve të para e moshuara është jashtë rrezikut për jetën.

Është identifikuar autori dhe policia është duke vijuar punën për kapjen e tij.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *