Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Shkozë – TEG, ku një makinë ka përplasur një person i cili ka ndërruar jetë.
Njoftim i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 06.12.2022, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Shkozë – TEG, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve të drejtuesit të automjetit dhe të viktimës, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.