Aksidenti tragjik në Kosovë/ Autovetura përplaset me kamionin, dy persona humbin jetën, njëri fëmijë  

Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik i mbrëmjes së kaluar në Kosovë, ku një makinë dhe një kamion u përplasën me njëri-tjetrin, duke iu marrë jetën dy personave.

Policia e Kosovës njoftoi se, viktimat janë një fëmijë dhe një person në moshë madhore, të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje, për shkak të përplasjes së fuqishme mes mjeteve, ku siç shihet në foto makina është shkatërruar totalisht dhe ndodhet poshtë kamionit.

foto galeri

“Në këtë aksident ishin të përfshira një veturë dhe një kamion, ku si pasojë fillimisht dy (2) persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit me auto-ambulancë janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.

Nga mjeku kujdestar është konfirmuar se dy (2) personat e lënduar, një (1) fëmijë dhe një (1) person i moshës madhore, kanë arritur në spital pa shenja jete”,- thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka shtuar se, thirrjes nga vendi i ngjarjes i janë përgjigjur të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, gjithashtu edhe prokurori i shtetit.

“Me urdhër të Prokurorit shtetit, trupat e pa jetë të viktimave dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion”,- thuhet në fund të njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *