Aksidenti tragjik në Greqi/ Identifikohet në mesin e viktimave e reja shqiptare

Aksidenti masiv në Greqi, ku dy trena u përplasin me njëri-tjetri, ka marrë përmasat e një tragjedie. Trupi i 23-vjeçares Ifigjenia Micka me origjinë shqiptare u identifikua pas testit të ADN-së. Lajmin e bëri të ditur avokati i familjes së saj.

E reja ishte në mesin e personave të zhdukur, por u identifikua përmes analizës së ADN-së. Të afërmit e 23-vjeçares po e kërkonin përmes rrjeteve sociale.

Avokati i familjes tha: “Fatkeqësisht , 23-vjeçarja fatkeqe, Iphigenia, ka vdekur pasi trupi i saj u identifikua së fundmi me metodën e ADN-së. Prehu e qetë”.

Familja e saj është me banim në Giannica. Sipas motrës së saj, e cila foli për ANT1, 23-vjeçarja po udhëtonte me vagonin tre me të dashurin e saj.

“Askush nuk na lajmëroi. Ne e morëm vesh nga vëllai i të dashurit të saj”, vazhdoi ajo, duke treguar i dashuri i motrës që udhëtonte me të kishte shpëtuar me një lëndim të lehtë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *