Aksidenti në Tiranë, reagon policia

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar pas aksidentit të ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet në zonën e quajtur “Tajavani”. Sipas informacioneve paraprake 3 shtetas kanë mbetur të plagosur.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.02.2023, rreth orës 11:35, në vendin e quajtur Ura e Tajvanit, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete.

Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës me stafin mjekësor dhe shërbimet e Policisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *