Aksidenti me dy të plagosur në Dajt, policia jep detajet e para

Policia e Tiranës ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me aksidentin e regjistruar pasditen e sotme në Dajt. Sipas njoftimit bëhet me dije se mjeti me drejtues personin me iniciale A. Ll., 33 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet, vajza me inicialet J. J., 22 vjeçe, të cilët ndodhen në spital.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Më datë 29.08.2021, rreth orës 17:10, afër hyrjes së Parkut të Dajtit, shtetasi A. Ll., 33 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet shtetasja J. J., 22 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *