Aksidenti masiv në Tiranë/ Policia sekuestron kartelat mjekësore të shoferit të urbanit

Ditën e sotme, blutë e Tiranës kanë sekuestruar kartelat mjekësore të shoferit të autobusit urban të linjës së ‘Unazës’ Agron Xhafa. Ky i fundit u arrestua pasi akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, vepër penale e cila shkaktoi aksidentin e djeshëm që la të lënduar 9 persona.

63-vjeçari ka deklaruar se nuk ndodhej në gjendje të mirë kur ndodhi aksidenti pasi vuan nga zemra dhe diabeti.

Hetuesit kanë marrë në pyetje edhe pasagjerët në autobusm por një pjesë e tyre kanë mohuar që shoferi të ketë pasur probleme shëndetësore.

Nga verifikimet ka rezultuar se mjeti ishte me kontroll teknik të rregullt deri në shtator të këtij viti, por megjithatë po kryhet edhe një ekspertim autoteknik.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *