Aksidenti i rëndë në Shijak, policia: Makina përplas për vdekje një 32-vjeçar, arrestohet shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si “Katër rrugët” e Shijakut.

Uniformat blu raportojnë se shtetasi N. D., 31 vjeç, ka përplasur shtetasin H. H., 32 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën.

Sakaq, Blutë njoftojnë se drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja por, pak minuta më pas është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i tij.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:15, në fshatin Rreth, Shijak, një automjet me drejtues shtetasin N. D., 31 vjeç, ka përplasur shtetasin H. H., 32 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja.

Shërbimet e Policisë Shijak, pas marrjes së njoftimit, kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe informacioneve bënë të mundur lokalizimi dhe kapja e autorit, bllokimin e automjetit dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Shijak, të shtetasit N. D., 31 vjeç, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkakut të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *