Aksident në Tiranë, shoferja humbet kontrollin dhe del nga rruga, plagoset pasagjerja

Një aksident i ka ndodhur disa minuta më parë në Tiranë në Rrugën Kuvajt.

Mësohet nga policia se drejtuesja e automjetit ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë ka mbetur e plagosur pasagjerja në mjet, shtetasja E.D., e cila fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.05.2022, në Rrugën Kuvajt, shtetasja L. S., duke drejtuar mjetin e saj, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar pasagjerja, shtetasja E. D., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *