Aksident në Tiranë/ Makina humb kontrollin, përplas dy këmbësorë

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë. Mësohet se një automjet ka përplasur dy këmbësorë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si ish Misto-Mame.

56-vjeçari Sh.T, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke përplasur këmbësoret L. K., 23 vjeçe dhe D. D., 60 vjeç. Ato ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:10, në ish Misto-Mame, shtetasi Sh. T., 56 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë jashtë rruge. Si pasojë ka aksidentuar dy këmbësore shtetasit L. K., 23 vjeçe dhe D. D., 60 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *