Aksident në Tiranë/ Furgoni përplas për vdekje 80-vjeçarin

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën “Artan Lenja”, ku si pasojë ka humbur jetën një 80-vjeçar.

Policia njofton se i moshuari ka mbetur i vdekur pasi u përplas nga një drejtues furgoni 29-vjeçar, teksa ky i fundit po ecte pas, pasi shkarkoi disa ushqime në një dyqan.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në rrugën “Artan Lenja” në një lulishte, gjatë shkarkimit të disa produkteve ushqimore në një dyqan mjeti fugon me drejtues shtetasin R.O., 29 vjeç, duke kryer një manovër kthimi pas, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar rreth 80 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *