Aksident në Shijak/ ‘Audi’ përplas një 60-vjeçar, dërgohet menjëherë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në aksin rrugor Shijak-Xhafzotaj.

Makina tip Audi që drejtohej nga një 21-vjeçare ka përplasur një këmbësor rreth 60 vjeç.

Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesen e mjetit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave që ndodhi aksidentit.

Njoftimi i policisë

Më datë 16.06.2021, në orën 15:20, në aksin rrugor Shijak-Xhafzotaj, Durrës, shtetasi A. L., 21 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin D. Gj., rreth 60 vjeç, banues në Shijak, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *