Aksident në rrugën Milot-Rrëshen, lëndohen dy shtetase

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Milot-Rrëshen. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasoje kanë mbetur të plagosur dy femra.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Policia e Kurbinit/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot- Rrëshen, mjeti tip ‘Ford ‘ me drejtues shtetasin P. Ll., është përplasur me mjetin tip ‘Renault ‘ me drejtues shtetasin I. M., ku për pasojë kanë marrë dëmtime 2 shtetase, të cilat ndodheshin pasagjere dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë.

Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *