Aksident në rrugën e Arbrit, përplasen dy automjete

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e Arbrit.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në bajpasin e rrugës së Arbrit në fshatin Bastar të Murrizës.

Për shkak të aksidentit, është krijuar një radhë e gjatë automjetesh në rrugë.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por mendohet se mund të ketë lidhje me motin e keq. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *