Aksident në Pogradec/ ‘Benz-i’ përplas këmbësorin, 54-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Volorekë-Pogradec. Policia bën me dije se një automjet tip tip “Mercedes Benz” që drejtohej nga B. M. ka përplasur një këmbësor 54-vjeçar me iniciale A.D. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:15, në rrugën e fshatit Volorekë.

Ai është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë, ndërkohë që drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Tashmë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Drejtuesi i mjetit sipas policisë është shoqëruar në komisariat ndërkohë që po punohet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 04.11.2021, rreth orës 17:15, në rrugën e fshatit Volorekë, Pogradec, shtetasi B. M., duke drejtuar mjetin tip “Mercedes Benz”, ka përplasur shtetasin A. D., rreth 54 vjeç, banues në Pogradec, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në Spitalin e Pogradecit në gjendje të rëndë shëndetësore. Drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *