Aksident në Plepa/ Përplasen dy makina, tre të plagosur

 

Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident te Plepat në Durrës.

Rreth orës 09:45, në lagjen nr. 13, Durrës, te mbikalimi i Plepave, automjeti me drejtues shtetasin Q. B, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi Q. B, dhe pasagjerët që udhëtonin në këtë automjet, shtetasja F. B, dhe shtetasi M. B, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *