Aksident në Mallakastër/Mjeti përplas këmbësorin dhe 3 makina të parkuara

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë rreth orës 8:35, në aksin nacional Mallakastër-Memaliaj.

Mësohet se shtetasi me iniciale V.K., duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi” ka goditur tre mjete të parkuara dhe shtetasin me iniciale  Q. H., 87 vjeç.

Ndërkohë, burime për median bëjnë me dije se këmbësori ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Në fshatin Krahës, në vendin e quajtur “Kthesa e Kalivaçit”, shtetasi V. K., banues në fshatin Peshtan, Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi” ka goditur tre mjete të parkuara (dëme materiale) dhe (këmbësorin) shtetasin Q. H., 87 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Memaliaj, i cili u transportua për në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Nga shërbimet e Policisë Rrugore është shoqëruar drejtuesi i mjetit, shtetasi V. K.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *