Aksident në Lezhë, makina përplas biçiklistin

Një aksident mes një makine dhe biçiklete ka ndodhur ditën e sotme në aksin Laç-Patok ku i lënduar ka mbetur biçiklisti.

Drejtuesi i biçikletës 60-vjeçari me iniciale Gj.P. është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë më të specializuar. Ndërkohë që drejtuesi i makinës është arrestuar.

Njoftimi i Policisë: 

Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F.M., 41 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë, pasi në aksin rrugor Laç-Patok duke drejtuar automjetin e tij tip “Renault” ka aksidentuar motoçikletën me drejtues shtetasin Gj.P., 60 vjeç, banues në Kurbin. Aktualisht shtetasi i dëmtuar ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *