Aksident në Korçë, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Korçë-Kapshticë.

Bëhet me dije se në afërsi të fshatit Cangonj një automjet ka goditur një motoçikletë dhe për pasojë drejtuesi i këtij të fundit ka ndërruar jetë në vend.

Drejtuesi i makinës është vënë në pranga, ndërsa po hetohet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se mjeti që u përplas me motorin po udhëtonte me shpejtësi të lartë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *