Aksident në Gjirokastër, plagoset 62-vjeçarja

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor “Kakavije-Gjirokastër”.

Uniformat blu raportojnë se si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka mbetur e plagosur një 62-vjeçare, e cila ishte pasagjere.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:30, në aksin rrugor “Kakavije-Gjirokastër”, në vendin e quajtur “Kordhocë”, janë përplasur automjeti tip “Volksëagen”, me drejtuese shtetasen M. P., dhe automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin N. A. Për pasojë, është dëmtuar pasagjerja që ndodhej në automjetin tip “Benz”, shtetasja M. A., 62 vjeçe), e cila u transportua në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *