Aksident në Fushë-Krujë/ Makina del nga rruga, shoferi përfundon në spital

Një aksident ka ndodhur në Fushë-Krujë këtë pasdite. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00.

Automjeti me drejtues G.R, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një murr rrethues.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i  mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *