Aksident në Fier/ Mjeti përfundon në kanal, lëndohet rëndë drejtuesi

Një aksident me pasojë lëndimin e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Marinëz, në afërsi të burgut. Automjeti i tipit “Opel” ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.

Nga përplasja e fortë është plagosur drejtuesi i mjetit i cili është dërguar në spital në gjendje të rënë shëndetësore.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po kryen ekspertizën e nevojshme për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *