Aksident në Fier, makina përplas të miturin 12-vjeçar me biçikletë

Një aksident është raportuar në Fier. Mësohet se një automjet tip ‘Benz’ në drejtimin e shtetasit V.V., ka përplasur një të mitur rreth 12-vjeç. Në momentin e aksidentin fëmija ka qenë duke lëvizur me biçikletë.

Sakaq i mituri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 18:10, në lagjen “1 Maji”, Fier, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin V. V., ka përplasur një shtetas të mitur 12 vjeç, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Shtetasi i mitur ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi V. V. u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *