Aksident në Fier/ Drejtuesi tentoi të shmangte një qen, përmbyset automjet

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier. Ngjarja ka ndodhur në rrugën hyrëse të qytetit përballë Drejtorisë së Tatimeve.

Mësohet se në automjet ka qenë vetëm drejtuesi, i cili është nxjerë dhe është dërguar në urgjencën e spitalit.

Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit ka shmangur një qen dhe ka frenuar, por makina është përmbysur

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *