Aksident në Elbasan/ Mjeti përmbyset në kanal, bllokohet qarkullimi

Në aksin Rrugor Tuneli- Kërrabës Elbasan një automjet i tonazhit të rëndë si pasojë e ecjes me shpejtësi ka humbur drejtimin e lëvizjes duke dalë jashtë rruge dhe është përmbysur në kanal.

Për pasojë është bllokuar përkohësisht qarkullimi në këtë aks rrugor. Aksidenti, sipas burimeve nga vendngjarja ka ndodhur në afërsi të “Rrethrrotullimit të Bradasheshit”.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po punon për rikthimin e normalitetit të qarkullimit të automjeteve dhe largimin nga rruga të mjetit të tonazhit të rëndë të përfshirë në aksident.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *