Aksident në Durrës, makina përplas këmbësorin, ndodhet nën kujdesin e mjekëve

Një aksident është shënuar ditën e sotme në Durrës ku një person ka mbetur i lënduar, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20, në aksin rrugorë Stacioni i Trenit-Ura e Dajlanit. Burime zyrtare bënë me dije se mjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin me inicialet S. T., ka përplasur këmbësorin me inicialet E. M., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *