Aksident me vdekje në Elbasan/ Mjeti përplas këmbësorin, “zhduket” shoferi

Një 56 vjeçar ka ndëruar jetë në Elbasan pas aksidentit.

Bëhet me dije se një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin me iniciale V. H., 56 vjeç, banues në Cërrik, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Papër-Cërrik, në fshatin Valas, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin V. H., 56 vjeç, banues në Cërrik, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *