Aksident i trefishtë në Durrës, 5 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Durrës, ku janë përfshirë 3 automjete.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur 5 persona të cilët janë në spital dhe po marrin mjekim, jashtë rrezikun për jetën.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në aksin rrugor Durrës-Tiranë, automjeti me drejtues shtetsin E. K., ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., në aksidentit është përfshirë dhe automjeti me drejtues shtetasin H. V.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët A. M., L. G., E. B., F. Xh., A. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *